“I gjithë shteti sot në shërbim të Kanye West”- Aktivisti Edison Lika: Edhe autobusët që nuk vijnë kurrë për qytetarët kanë emrin e tij! Prapë në këtë shesh jemi më shumë se në stadium

Jul 11, 2026 | 20:40

Aktivisti Edison Lika deklaroi nga protesta e 42-të se i gjithë shteti sot u vu në shërbim të Kanye West.

edison lika

Me ironi, shtoi se edhe autobusët që nuk vijnë kurrë për qytetarët, kanë marrë emrin e këngëtarit.

Edison Lika: Sot i gjithë shteti në shërbim të Kanye West. Autobusët që nuk vijnë kurrë për qytetarët kishin marrë emrin Kanye West. Transporti nuk është kurrë aty për qytetarët. Qeverisë tonë sikur të mos mjaftonin lekët i shtoi 4 mln euro dhe prapë ky shesh ka shumë më shumë se aty.

Në këtë shesh janë shqiptarët e lirë që këndojnë këngën e lirisë sonë. Rama jepe dorëheqjen.

© Panorama.al

Te lidhura