Protestuesit ndalojnë marshimin para parlamentit, aktivisti bën thirrje: Më datë 23 korrik, seanca e fundit! Të jemi të gjithë prezentë

Jul 11, 2026 | 22:12


Protestuesit marshuan rrugëve të Tiranës ditën e 42-të teksa u ndalën edhe para parlamentit.

parlament 23 korrik

Njëri prej aktivistëve, Visuar Dalipi tha me megafon se në datë 23 korrik është seanca e fundit plenare dhe i bëri thirrje gjithë protestuesve të jenë prezent aty para parlament për një protestë tjetër para parlamentit.

Kujtojmë se protesta e fundit para parlamentit pati trazira dhe dhunë të theksuar ndaj protestuesve, çka çoi edhe në arrestimin apo shoqërimin e shumë prej tyre.

© Panorama.al

Te lidhura