Ylli i Realit, Maroku me një tifoz special më shumë

Dec 28, 2025 | 7:56

Maroku kthehet në skenë me një spektator luksoz, Kilian Mbape. Lojtari i Real Madridit, sipas “L’Équipe”, ka zbarkuar në Rabat me prindërit dhe vëllain e tij Etan për të marrë pjesë në një ftesë nga miku dhe ish-shoku i tij i skuadrës Ashraf Hakimi.

mbaoe

Jo vetëm kaq. Mbape, i cili ka pushime deri të hënën më 29, ka qënë në tribunat e stadiumit “Moulay-Abdallah” për të ndjekur ndeshjen mes Marokut dhe Malit.

Një ndeshje që do të ketë Brahim Díaz si atraksionin kryesor. Spanjollo-marokeni hapi serinë e golave në fitoren kundër Komoreve (2- 0) në debutim dhe detyroi një penallti, ende në 0-0, të cilën Rahimi e shpërdoroi. Ai gjithashtu mori një karton të verdhë që e kushtëzonte.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al

Te lidhura