VIDEO/ Përfundon protesta e 53-të kundër Edi Ramës, qytetarët mbyllin marshimin me thirrje për t’u bashkuar të enjten para Parlamentit: Nesër më shumë!

Jul 22, 2026 | 22:40

Është mbyllur protesta e 53-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, me qytetarët që kanë përfunduar marshimin në Tiranë duke bërë thirrje për një tjetër tubim ditën e nesërme para Parlamentit.

Në përfundim të protestës, organizatorët kanë ftuar qytetarët që të mblidhen sërish më 23 korrik, ditën kur Kuvendi zhvillon seancën e fundit plenare për këtë sesion, përpara pushimit veror dhe rikthimit në shtator.

Nga podiumi i protestës, organizatorët njoftuan se tubimi do të nisë në orën 08:30 në sheshin “Skënderbej”, prej nga ku qytetarët do të marshojnë drejt Parlamentit, ku në orën 10:00 është parashikuar nisja e seancës plenare.

“Nesër më shumë!” dhe “Nesër n’Parlament”, ishte thirrja e fundit e qytetarëve që mbyllën marshimin para kryeministrisë, ku si çdo ditë përsëritën thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Screenshot 2026-07-22 223426 Screenshot 2026-07-22 215413 Screenshot 2026-07-22 215517

© Panorama.al

Te lidhura