Federata në Itali ka konfirmuar se Pep Guardiola është kandidati kryesor për të marrë drejtimin e përfaqësueses. Presidenti Xhovani Malago pranoi se federata është gati të bëjë një përjashtim financiar, për të emëruar Guardiolën në krye.

Maldini dhe Leonardo janë takuar ndërkohë me Guardiolën në Barcelonë. Aty ku edhe është diskutuar e ardhmja.
Italia është me trajner të përkohshëm, që nga prilli kur u largua Gatuzo. Ky i fundit dështoi që ta kthente Italinë në Botëror.
Guardiola ndërkohë e kishte eksperiencën e fundit te Mançester Siti. Për të do të ishte hera e parë në krye të një ekipi kombëtar.
PANORAMASPORT.AL
© Panorama.al











