Vrasja në Bllok/ Personi i shpallur në kërkim, bashkëshorti i ish-Miss-it shqiptar (FOTOT)

Nov 28, 2018 | 15:06

Shpallet në kërkim Eldi Dizdari për ngjarjen në ish-bllok ku mbeti i vrarë Fabiol Gaxha dhe u plagos Ervis Martinaj dhe shoku i tij Eljon Hato.atentati ne bllok

Dizdari është i dyshuar si personi kyç në ngjarjen me një të vrarë dhe dy të plagosur.

Sipas burimeve policore, Dizdari dyshohet se ishte në konflikt me Ervin Matën, partnerin e këngëtares Elvana Gjata, për shkak të mosmarrëveshjeve për një ngarkesë të madhe kokaine.

Sipas informacioneve që i kanë ardhur prokurorisë nga shërbimet partnere rezulton se Mata nuk i është përgjigjur Dizdarit për këtë ngarkesë dhe për sqarimin e tyre ka hyrë në lojë Ervis Martinaj, që mbeti i plagosur në lokalin “Monopol” në përplasjen e 4 Tetorit.

Të tjera të dhëna priten nga autoritetet spanjolle dhe holandeze të cilat do të hedhin dritë në zbardhjen e ngjarjes së rëndë në zonën e Bllokut.

Sakaq, Eldi Dizdari është bashkëshorti i vajzës së njohur të ekranit, Suada Sherifi e kurorëzuar miss Shqipëria disa vite më parë.

*Në fotot më poshtë Suada Sherifi me bashkëshortin Eldi Dizdari

Opinion

© Panorama.al

Te lidhura