Vrasja në argjendari,pranga 27 vjeçarit nga Kosova

Oct 28, 2011 | 11:08

TIRANE- Vihet ne pranga nje 27 vjecar nga Kosova, i dyshuar per vrasjen e pronarit te argjendarise ne Tirane, disa dite me pare.

Sipas te dhenave te para mesohet se i ndaluari eshte shtetasi Nexhat Mulaj, i shoqeruar pak dite pas krimit. Se fundi atij i eshte komunikuar edhe masa e arrestit per vrasje.

“Pas hetimeve u be ndalimi i 27 vjecarit tij ne baze te urdherit te ndalimit te leshuar nga prokuroria me date 28 tetor, per akuzat e vrasjes me pasoje vdekje dhe armembajtje pa leje”- tha zedhenesja e policise, Alma Katragjini.

Sipas saj, ky shtetas dyshohet se ne rrugen “Siri Kodra” dyshohet se ka tentuar fillimisht te vjedhe me arme zjarri argjendarine, nderkohe qe pronari Rrapo Sinanaj ka qene duke tregtuar.

“Ne cilesine e proves jane sekuestruar 5 cope karta identiteti, ku 4 prej tyre jane leshuar nga autoritetet e Kosoves dhe nje nga autoritetet e Tiranes”- tha ajo.

Vrasja ndodhi pasditen e 21 tetorit, ku shtetasi Rrapo Sinanaj u ekzekutua me nje plumb ne koke.

© Panorama.al

Te lidhura