“Vodhën 130 mln euro nga djegësi i Tiranës”- Berisha akuza Ballukut: Lubia për 6 vjet nuk bëri asnjë raport, e dinte se paratë shkonin për…

Apr 16, 2025 | 18:02

Sali Berisha hodhi akuza ndaj ministres dhe zv.kryeministres Belinda Balluku se nuk bëri asnjë raport për inceneratorin e Tiranës, pasi ministria e saj kishte për detyrë të mbikëqyrte paratë.

berisha

Kryedemokrati tha se janë vjedhur 130 milionë eurot e inceneratorit të Tiranës dhe “Balluku ishte ne dijeni se keto para shkonin tek Edi Rama”.

“Djegësi pas 6 vitesh nuk ka një tullë, por paratë janë dhënë të gjitha. I kanë vjedhur, i kanë grabitur.

Kishte një ministri me detyra për të mbikëqyrur punimet e djegësit. Kjo ministri ishte ministria që drejtohej nga Lubi Balluku.

Lubia nuk bëri 6 vite një raport, sepse e dinte se paratë i vidhte Edi Rama dhe ky thotë pastaj që hanë dardha këta pas shpinës time. Ti nuk ngopesh me dardha gjithë ditën mor zotëri.

Pas 6 vitesh aty nuk. 130 mln euro janë 812 mijë pensione. Po tjetër, me avion 21 mln euro avion. Kancelari i Austrisë udhëton me linja tregtare, kurse ky kryeministri i Shqipërisë do udhëtojë me avion të posaçëm”, tha Sali Berisha gjate nje takimi me banoret ne Vaqarr.

© Panorama.al

Te lidhura