Presidenti i Vllaznisë, Valter Fushaj, ka takuar lojtarët dhe stafin teknik, para nisjes për në Peqin, vend ky ku do të luhet sfida e sotme. Ai u ka kërkuar të tijve përqendrim vetëm tek kjo përballje dhe vetëm pasi të jetë mbyllur me sukses, të mendohet për sfidën e radhës, për kupë. “Kemi hyrë në një fazë tejet delikate për ekipin tonë. Tani kërkohet një impenjim total, si dhe përqendrim në çdo takim, duke nisur që nga ky i sotmi me peqinasit. Duhet të japim maksimumin e natyrshëm, që edhe rezultati pozitiv nuk do të mungojë”, mësohet të jetë shprehur Fushaj, para nisjes së ekipit për në Peqin. Ndërkaq, mësohet se lojtarët i kanë premtuar kreut shkodran një lojë të bukur.











