Vizita e Elisa Spiropalit në UK, Ambasada Britanike zbulon diskutimet me Sir Lindsay Hoyle: Mbështetshim zgjedhjet e lira dhe të ndershme

Jan 16, 2025 | 16:51
SHPËRNDAJE

Ambasada Britanike në Tiranë ka publikuar ditën e sotme disa nga pikat e diskutimit të vizitës së kryetares së Parlamentit Shqiptar, Elisa Spiropali gjatë vizitës në Angli,  ku u takua me Kryetarin e Dhomës së Komunave, Sir Lindsay Hoyle MP.

Spiropali Hoyly

Në këtë njoftim të Ambasadës Britanike në Tiranës theksohet gjate takimit u diskutua rreth angazhimit për të punuar së bashku më Parlamentin e Shqipërisë për ta mbështetur në rrugëtimin demokratik, po ashtu nuk ka munguar dhe thirrja per institucioent qe të angazhohen për realizimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

“Dje, Kryetarja e Parlamentit të Shqipërisë, Elisa Spiropali dhe delegacioni i saj vizituan Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar për bisedime të rëndësishme me Kryetarin e Dhomës së Komunave, Sir Lindsay Hoyle MP.

Ky shkëmbim parlamentar përfshiu disa momente kyçe, si pjesëmarrja e delegacionit në pyetjet për Kryeministrin dhe takimet me Grupin Ndërparlamentar për Shqipërinë dhe Kosovën.

Gjatë diskutimeve produktive, të dyja palët ranë dakord për vlerën e partneritetit Mbretëri e Bashkuar-Shqipëri, përfshirë nivelin parlamentar, si dhe për rëndësinë e ruajtjes së praktikave më të mira demokratike gjatë zgjedhjeve të ardhshme.

Mbretëria e Bashkuar mbetet e angazhuar për të punuar me Parlamentin Shqiptar për të mbështetur rrugëtimin demokratik të vendit dhe u bën thirrje të gjitha institucioneve të mbështesin zgjedhje të lira dhe të ndershme”, thuhet në njoftimin e Ambasadës Britanike.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura