VIDEO- Vajza e Presidentit Donald Trump, Ivanka Trump mbërrin në Vlorë

Jan 21, 2026 | 10:46

Ivanka Trump, vajza e presidentit amerikan Donald Trump, ka mbërritur sot në Vlorë, e shoqëruar nga një delegacion.

Ajo ndodhet në zonën e Ujit të Ftohtë, ku pritet të zhvillojë një takim me një studio arkitekturore për të diskutuar mënyrën e realizimit të projektit dhe investimin në ishullin e Sazanit.

Vizita e saj lidhet me interesin për projekte të mundshme zhvillimore në Ishulli i Sazanit dhe zonën e Zvërnec, dy nga hapësirat më të diskutuara vitet e fundit për investime strategjike.

Mbërritja e Ivanka Trump në qytetin bregdetar është shoqëruar me masa të forta sigurie.

Kompanisë së Kushner, i është dhene statusi “Investim/Investitor strategjik procedurë e veçantë” duke e konsideruar projektin të “një rëndësie strategjike për vendin”.

Sipas vendimit, ky status, që jepet për një periudhë 10 vjeçare është “i kushtëzuar me realizimin e detyrave, planit të veprimit të parashikuar në këtë vendim, si dhe me finalizimin e marrëveshjes së bashkëpunimit midis palëve, të vlefshme miratuar me ligj të veçantë në Kuvend sipas parashikimeve ligjore të zbatueshme”.

© Panorama.al

Te lidhura