VIDEO tronditëse nga tunelet e Hamasit: Pengjet izraelite festojnë “Hanukkah” pak para se të ekzekutohen! Ndezin qirinj, përshëndeten dhe përqafohen

Dec 12, 2025 | 19:52

Imazhe tronditëse janë publikuar së fundmi nga sulmi terrorist që bëri Hamasi më 7 tetor 2023 në Izrael duke rrëmbyer qindra pengje.

pengjet izraelite hamas

Gjashtë prej tyre shihen në tunelet sekrete të Hamasit teksa kremtojnë një nga festat fetare të tyre pak para ekzekutimit.

Sipas ushtrisë izraelite IDF, ata janë Hersh Goldberg-Polin, Carmel Gat, Eden Yerushalmi, Almog Saroussi, Ori Danino dhe Alex Lobanov.

Në video, gjashtë pengjet shihen duke ndezur qirinj dhe duke shkëmbyer përshëndetje. Në një moment, ata madje ndajnë edhe një përqafim në grup. Ata kujdesen për njëri-tjetrin.

Siç raporton Times Of Israel , ekziston një ndjenjë e qartë shoqërie ndërsa gjashtë pengjet kujdesen për njëri-tjetrin për të mbijetuar, duke pritur shpëtimin që nuk erdhi kurrë.

Kur trupat e gjashtë pengjeve u zbuluan në fund të gushtit 2024, ata u gjetën në një tunel të ngushtë, pasi ishin qëlluar disa herë nga afër, të rrethuar nga shishe të mbushura me urinë të errët dhe një kovë plastike të përdorur si tualet i improvizuar.

Sipas raportit, të afërmit e viktimave të cilëve iu tregua videoja shprehën hidhërimin e tyre për humbjen e të dashurve të tyre, por edhe mirënjohjen e tyre që në momentet e tyre të fundit nuk ishin vetëm.

© Panorama.al

Te lidhura