“Jep dorëheqjen!”- Mijëra qytetarë vijojnë marshimin nëpër Tiranë, thirrjet njëzëri: Edi Rama ka mbaru!

Jun 22, 2026 | 22:15

Mijëra qytetarë kanë vijuar marshimin në rrugët e Tiranës, në kuadër të protestës së 23-të radhazi të zhvilluar në kryeqytet.

Protestuesit janë nisur nga kryeministria dhe po lëvizin drejt zonës së qendrës së Tiranës duke mbajtur thirrje të vazhdueshme kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

“Rama jepe dorëheqjen”, “Edi Rama ka mbaru”, ishin disa nga thirrjet që dëgjoheshin përgjatë marshimit.

Gjithashtu, protestuesit kanë brohoritur edhe slogane të tjera që janë kryer në refren të çdo proteste, si “Rama n’burg, Berisha n’burg” dhe “Bashkohuni me ne”, ndërsa kanë vijuar të ecin nëpër rrugët kryesore të kryeqytetit.

Screenshot 2026-06-22 215926 Screenshot 2026-06-22 215919

© Panorama.al

Te lidhura