Mijëra qytetarët zhvillojnë sot protestën e 23-të radhazi, duke vijuar kërkesën e tyre për largimin e kryeministrit Edi Rama.
Qytetarët kanë nisur të mblidhen në Sheshin Skënderbej, nga ku më pas do të marshojnë drejt Kryeministrisë.
Me thirrjet “Rama jepe dorëheqjen”, “Shqipëria e shqiptarëve” dhe “Shqipëria nuk shitet”, protestuesit kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama, por edhe ndryshime të thella në klasën politike që ka drejtuar vendin ndër vite.
Pas marshimit kilometrik të zhvilluar mbrëmjen e djeshme në rrugët e Tiranës ashtu si çdo natë, protestuesit vendosën të qëndrojnë gjatë natës përpara godinës së Kryeministrisë, ku vijuan rezistencën e tyre.
Ata kanë paralajmëruar se nuk do të tërhiqen deri në realizimin e kërkesave të tyre, ndërsa edhe këtë të hënë pritet të zhvillojnë një tjetër marshim në kryeqytet.
© Panorama.al











