Vijoi dhe sot për të 23-ën ditë radhazi protesta masive e qytetarëve kundër qeverisë Rama.
Para nisjes së marshimit nga sheshi Skënderbej drejt Kryeministrisë, disa qytetarë folën për News24.
Një prej tyre që punonte si guidë turistike, tha se protesta është kthyer në atraksion turistik. Sipas tij turizmin po e dëmtojnë plehrat kudo, çmimet e larta dhe infrastruktura e dobët.
Protestuesi: Kam ardhur për fëmijët e mi. Vajza 15 vjeç, djali im 13 vjeç ka në memorie vetëm këto dy fytyra. A nuk ka ky vend figura të tjera? Po udhëhiqemi nga ca horra që vetëm dinë të vjedhin. A ka arsye që të mos protestosh në këtë vend? Në arsim, infrastrukturë, ushqime dhe gjithçka. Më gjeni një arsye që nuk ka për të protestuar. Protesta është kthyer në një atraksion turistik. Turizmin po e dëmtojnë plehrat që kanë kapluar vendin. Çmimet e larta, abuzimet. Protesta po e rrit turizmin.
© Panorama.al











