Në Shqipëri mijëra shqiptarë bëjnë thirrje për revolucion dhe ndryshimin e qeverisë, Presidenti Begaj hesht, luan me ‘zara’ në Kirgistan

Jun 22, 2026 | 18:34

Teksa shqiptarët prej 23 ditësh janë në protesta të fuqishme paqësore kundër qeverisë Rama në Tiranë, qytete të tjera si dhe në Diasporë, ende nuk ka asnjë qëndrim nga kreu i shtetit Bajram Begaj.


Megjithëse institucioni i Presidencës nuk ka fuqinë vendimmarrëse të kryeministrit dhe ekzekutivit, funksioni i tij është edhe si ndërmjetues kur ka ngjarje të tilla konflktuale me peshë kombëtare dhe jo vetëm. Mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës dhe qeverisë së tij, zgjedhje të reja si dhe anulimin e disa ligjeve për të cilat presidenti ka dhe përgjegjësinë e dekretimit.

Por, pavarësisht këtyre, presidenti jo vetëm që nuk ka reaguar por ka zgjedhur edhe që këto ditë t’i kalojë në mënyrë të pazakontë në një situatë të tillë. Ai ndodhet në Kirgistan për vizitë zyrtare dhe është parë në një video duke luajtur me zare. Loja tradicionale për Kirgistanin “pesë gurë” ku Begaj hedh zaret ka ngjallur komente të shumta në rrjet, për mos-praninë e presidentit në vend teksa shoqëria po kalon një proces shumë të rëndësishëm demokratik.

© Panorama.al

Te lidhura