Protestuesi nga Rrjolli: E kemi paralajmëruar që para katër muajsh, mos e ngacmo popullin! Kujton se është Zot

Jun 22, 2026 | 21:14

Një tjetër protestues ka marrë fjalën gjatë protestës masive të 23-të në Tiranë, duke deklaruar se qytetarët e kishin paralajmëruar kryeministrin Edi Rama që më herët për pakënaqësitë e tyre.

“E kemi paralajmëruar Ramën që para katër muajsh nga Rrjolli. Mos e ngacmo popullin, hajde sqarohu me popullin dhe mos bëj më kokën tënde”, u shpreh qytetari nga Rrjolli, ndërsa shtoi se pushteti i takon qytetarëve dhe jo individëve.

Ai nuk kurseu as akuzat ndaj liderit të PD-së, Sali Berisha, të cilin, ashtu si Rama, e konsideroi “hajdutë dhe kriminelë, të pashpirt”.

Protestuesi: E kemi paralajmëruar Ramën që para katër muajsh nga Rrjolli. Mos e ngacmo popullin, hajde sqarohu me popullin dhe mos bëj më kokën tënde.

Ja ku po ia them prapë, do t’ia përsëris, se ai kujton se është vetëm ai zot, por zot është populli.

Rroftë rinia dhe burg Rama burg Berisha jane hajdutë dhe kriminelë, të pashpirt, iu erdhi dita të dyve.

© Panorama.al

Te lidhura