VIDEO/ Argjentina marshon e qetë nën ritmin e Mesit, më i miri i të gjitha kohëve me dy gola i siguron tre pikët e radhës përballë rivalëve europianë

Jun 22, 2026 | 21:11

Argjentina është shkëputur në kreun e Grupit J të Botërorit me një fitore 2-0 ndaj Austrisë. Dhe ashtu siç pritej, gjithçka erdhi falë Lionel Mesit.

bandicam 2026-06-22 21-00-22-008

Në një sfidë që rezultoi mjaft e luftuar përtej rezultatit, ylli i Argjentinës fillimisht u bë protagonist duke shpërdoruar penallti që në minutat e parë të duelit. Por më pas ai shleu gjithçka me golin para fundit të pjesës së parë që i siguroi avantazhin ekipit të tij, teksa e bëri atë golashënuesin më të mitë të të gjitha kohëve të turneut.

Në pjesën e dytë, ishte Austria ajo që u shfaq më ngulmuese në kërkim të barazimit, por pa pasur shënjestrën e duhur para portës së Emiliano Martinez, duke mos ia dalë të gjente rrugën e rrjetës. Përkundrazi, me një zbritje të shpejtë ishte Mesi ai i cili shënoi edhe golin e tij të dytë personal, duke vulosur suksesin 2-0 që i siguroi Argjentinës kreun e grupit.

ARGJENTINË-AUSTRI 2-0
38′, 90’+5′  Mesi

Penalltia e fituar nga Lautaro Martinez (VIDEO)

Mesi humb penallti (VIDEO)

Goli i parë i Mesit (VIDEO)

Goli i dytë i Mesit (VIDEO)

WhatsApp Image 2026-06-22 at 9.06.18 PM

STATISTIKAT SIPAS SOFASCORE

FORMACIONET ZYRTARE

sdffdsfsdfdsfsddsf

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al

Te lidhura