Mijëra u mblodhën edhe në ditën e 23 të protestave masive kundër qeverisë Rama.
Sakaq, në podiumin e improvizuar para Kryeministrisë mori fjalën edhe një shqiptar nga Diaspora e Anglisë, Arian Lleshi i cili i kërkoi Ramës dhe qeverisë së tij dorëheqjen.
Ai shtoi se kërkohet edhe përmbysja e gjithë sistemit në 35 vite, teksa qeveria Rama është më e korruptuara ndonjëherë.
Arian Lleshi: Është emocion të jem mes jush sot. Kam ardhur t’ju them që përveç atyre që kanë patur mundësinë të vijnë në shesh me makina dhe avion dijeni se nuk jeni vetëm. Nga Toronto në Melburn për secilën fundjavë ka protesta. Nuk jeni vetëm. Ajo që nisi si shkëndijë prej Zvërnecit, sot është shumë më e madhe. sot kërkohet dorëheqja e qeverisë Rama si qeveria më e korruptuar e 30 viteve të fundit. Dorëhiqu!
Kërkohet përmbysja e një sistemi politik që ka kryefjalë pandëshkueshmërinë, që ka si qëllim trajtimin e qytetarit si spektator në vendin e vet. Për secilin skandal që ndodh këtu ka një grup njerëzish, analistët politikë pjesë më e madhe për secilin skandal thonë korrupsionin nuk e shpiku Rama, bojkotojini ata maskarenj. Nuk i njohin hallet tuaja. Tani nuk kërkojmë dorëheqjen e këtij, kërkojmë përmbysjen e një sistemi për një Shqipëri vërtet demokratike. Që i mban fëmijët e saj pranë prindërve, vëllezërve, motrave. Nuk erdhëm këtu për të fuqizuar zërin tuaj, sepse jemi ndjerë me shpresë të madhe që do ndërtoni një Shqipëri të lirë.
© Panorama.al












