Një protestues nga diaspora shqiptare në Britaninë e Madhe iu bashkua protestës në Tiranë, duke deklaruar se ardhja e shqiptarëve nga jashtë vendit është një mesazh i fortë për qeverinë dhe kryeministrin Rama, për të cilin tha se “u lemerit” kur i pa në shesh.
“Edi Rama u lemerit kur pa zërin e diasporës që po vjen këtu. Kam marrë një lançim nga Edi Rama dhe nga i gjithë enturazhi i tij, sepse duhet të na bëjnë me baltë”, tha ai.
Më tej, ai deklaroi se përfshirja e diasporës do të vijojë dhe se shqiptarët jashtë vendit po riorganizohen për të arritur kërkesat e protestuesve.
“Ai ka bërë një autogol, sepse përkrahja e diasporës është rritur edhe më shumë dhe ne po riorganizohemi që të ulemi, jo vetëm shqiptarët e Britanisë, por shqiptarët e krejt diasporës, dhe do t’ja ndiesh krismën shpejt”, tha ai ndërsa iu drejtua kryeministrit duke i kërkuar dorëheqjen dhe ndryshe nga mënyra s’i erdhi në pushtet, do largohet me turp.
Protestuesi: Unë jam Bledar Meti, vij nga Britania dhe bashkë me përfaqësinë e diasporës organizuam ardhjen në atdhe, nga toka, nga ajri dhe nga deti, për të qenë këtu me ju.
Edi Rama u lemerit kur pa zërin e diasporës që po vjen këtu. Kam marrë një lançim nga Edi Rama dhe nga i gjithë enturazhi i tij, sepse duhet të na bëjnë me baltë.
Unë vij nga një familje patriotike. Kur gjyshi im, pas kryengritjes së Postribës në vitin 1948, strehoi një nga pinjollët Kazazi, që e organizoi protestën e Postribës, dhe kur komunistët e kuq e zbuluan se ku ishte i fshehur, ai vendosi që ta kalonte përmes autokolonës, përmes grupit të partizanëve komunistë, dhe rrezikoi për të marrë plumbin në ballë. Kur gjyshi im mori rrezikun për t’i shpëtuar jetën Kazazit, pinjollit të famshëm, mua nuk më tremb balta e komunistëve.
Ai ka bërë një autogol, sepse përkrahja e diasporës është rritur edhe më shumë dhe ne po riorganizohemi që të ulemi, jo vetëm shqiptarët e Britanisë, por shqiptarët e krejt diasporës, dhe do t’ja ndiesh krismën shpejt. Përgëzoj grupin nismëtar. Kjo protestë është politike, që kërkon dorëheqjen e qeverisë pa kushte.
Të gjithë ju, bashkë me diasporën, kërkojmë një qeveri teknike, ndryshime kushtetuese, sepse me këtë kod elektoral që kemi, zotërinë e Surrelit do e përcjellim nga këtu në banesën e fundit. I kërkojmë Edi Ramës dorëheqjen. Ti erdhe këtu si shpresa, por do ikësh me turp.
© Panorama.al











