Protestuesja denoncon skandalin: Makinat e shqiptarëve të diasporës u gjobitën në kufi! Nuk i lanë të iknin pa paguar gjobat maksimale, nga 125 mijë lek deri në 450 mijë lek

Jun 22, 2026 | 21:06


Vijoi edhe sot për të 23-ën ditë radhazi protesta e mijëra qytetarëve kundër qeverisë Rama.


Sakaq një grua mori fjalën në podiumin e improvizuar duke denoncuar sjelljen e policisë së shtetit në kufi ndaj makinave të diasporës që erdhën në atdhe dy ditët e fundjavës për protestën.

Ajo u shpreh se makinat e diasporës u gjobitën me gjobë maksimale dhe nuk u lanë të largoheshin në vendet e tyre pa paguar gjobat.

Gruaja: E di si e priti ky shtet i korruptuar diasporën tonë. Duke ulur kursin e këmbimit. Kështu e priti diasporën. Turp! A thua se vetëm kjo do të mjaftonte? Të gjithë makinat që shkelën kufirin janë gjobitur me gjobat maksimale. Mbi 125 mijë e lekë, ose 450 mijë lek. E papranueshme që bijtë tanë të gjobiten me gjoba maksimale. Turp! Nuk i lanë pa paguar gjobat të kalonin kufirin. Duhet të ktheheshin prapë që të paguanin gjobat që të kalonin kufirin.

© Panorama.al

Te lidhura