Nga kryeministria e më pas në qendër të Tiranës, tanimë turma e mijëra protestuesve është nisur në drejtim të zonës së ish-Bllokut, duke vijuar lëvizjen në rrugët kryesore të qytetit, shoqëruar nga thirrje të vazhdueshme.
“Rama n’burg, Berisha n’burg” dhe “Bashkohuni me ne” ishin disa nga slogane që dëgjoheshin gjatë marshimit, ku protestuesit i bënin thirrje qytetarëve në lokalet në anë të rrugës t’i bashkoheshin marshimit të tyre kundër qeverisë.
Ashtu si në çdo protestë dhe mardhim, thirrja kryesore është dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.
“Rama jepe dorëheqjen”, kanë thirrur ata njëzëri, teksa marshojnë në Tiranë.
© Panorama.al














