“Tani ndihem më mirë”, Vinicius: Ançeloti më ndryshoi lojën

Jun 22, 2026 | 22:20

Në këtë edicion Vincius ka shënuar dy gola dhe po ndjek hapat e Haland, Mesit dhe Mbapesë në luftën për Këpucën e Artë. Por rëndësia e tij shkon përtej kësaj. Duglas Santos, partneri i tij në krahun e majtë, ka thënë.

vini

“Vini ka qenë lehtësimi ynë. Shpresoj të ushtroj gjithmonë rolin tim, që është të mbrohem, në mënyrë që ai të mund të shënojë gola”, shpjegoi mbrojtësi. Megjithatë tranformimin e tij nga Reali te Brazili e shpjegon vetë Vinicius.

“Gjithmonë kam ëndërruar të arrij 100% në konkurrencën më të mirë në botë. Të jesh në gjendje të shënosh gola, të japësh asistime dhe të luash lojëra të shkëlqyera është shumë e rëndësishme sepse më jep besim për ndeshjen e ardhshme.

Shpresoj të vazhdoj kështu. Unë jam ende në një evolucion të madh për të bërë ndeshje edhe më të mira. Ne jemi këtu për të vazhduar të rritemi dhe për ta çuar Brazilin në majë”, tha ai. Unë luaja në krah, por Ançeloti më ka spostuar me në qendër dhe këtu ndjehem mjaft mirë”, është shprehur Vinicius.

“Është momenti më i rëndësishëm i karrierës sime. Nuk kam asnjë dëmtim dhe të luash me Ançelotin gjithmonë më jep besim. Më jep lirinë që më nevojitet. Kjo ndodhi në Madrid dhe tani edhe te Brazili. Dua të ndihmoj ekipin tim të ketë besimin për të fituar. Ky është qëllimi,” shpjegoi ai. Nga ana e tij Ançeloti tha. “Vinicius do të nxjerrë versionin e tij më të mirë në Kupën e Botës”.

Për momentin, trajneri ka të drejtë. “Sot kam luajtur në një pozicion tjetër. Trajneri më kërkoi të luaja brenda, mes dy mbrojtësve. Unë nuk luaj shumë atje, por sa herë që më kërkon trajneri dhe më duhet të luaj atje, shënoj gola. Duhet ta dëgjoj më shumë. Me siguri kur të mbërrijë në dhomën e zhveshjes do të thotë se kupton shumë për futbollin”, bëri shaka ai.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al

Te lidhura