Pas marshimit në disa akse të Tiranës, protestuesit janë rikthyer sërish para zyrës së kryeministrit Edi Rama, ku protestuan për disa orë ditën e sotme, ashtu si 23 ditë me radhë.
Fillimisht, protestuesit janë nisur nga kryeministria, drejt qendrës së qytetit dhe kanë lëvizur drejt zonës së 9-katësheve, më pas në drejtim të ish-Bllokut dhe më tej në zonën e Sheshit “Nënë Tereza” dhe Kryeministrisë.
Edhe në këtë pjesë të tubimit, thirrja kryesore e qytetarëve ka qenë e pandryshuar: “Rama jep dorëheqjen!”, duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama. Po ashtu ata kanë thirrur njëzëri edhe: “Këtu vendosim ne”, pra sovrani, populli.
Protestuesit kanë deklaruar se do të vijojnë qëndrimin e tyre në shesh dhe protestat e përditshme deri në përmbushjen e kërkesës së tyre kryesore, largimit të kryeministrit.
© Panorama.al
















