VIDEO/ Tensionet tek Kuvendi, momenti kur policia hedh spraj lotsjellës drejt protestuesve

Jul 2, 2026 | 10:07

Ky është momenti kur efektivë policie hedhin spraj lotsjellës për të sprapsur protestuesit të mbledhur përpara Kuvendit, ku po mbahet protesta e radhës ndërsa deputetët kanë hyrë në godinë për seancën e sotme plenare.

Në video shihet se gjatë momenti të përplasjes, hidhet edhe spraj lotsjellës.

“Policia e turpit” thërrasin ata ndërsa u përballën me sprajin lotsjellës.

Kujtojmë që kjo është hera e dytë që protestuesit mblidhen para Kuvendit, pas seancës së të martës, ku sërish u shënuan tensione.

© Panorama.al

Te lidhura