FOTO/ Protestueset gra në ‘vijën e parë’ të protestës tek Kuvendi, formojnë një ‘gardh’ për të penguar dhunën e policisë

Jul 2, 2026 | 9:58

Disa protestuese gra kanë formuar një “gardh” njerëzor përpara forcave të policisë për të penguar dhunën e tyre ndaj qytetarëve, të cilët përsërisin thirrjet kundër deputetëve të cilët hynë në Kuvend për seancën plenare.

WhatsApp Image 2026-07-02 at 09.53.00

Disa protestues qëlluan me vezë ndërsa disa ligjvënës po hynin për në kuvend, ndërkohë që edhe ndaj makinës së Niko Peleshit, u hodh miell.

Ai mbërriti në Kuvend shumë përpara nisjes së seancës për t’iu shmangur revoltës së qytetarëve.

Ndërkohë disa persona janë shoqëruar edhe në polici, mes të cilëve aktivisti dhe eksperti i IT-së, Gent Progni.

WhatsApp Image 2026-07-02 at 09.53.00 (1) WhatsApp Image 2026-07-02 at 09.53.01 WhatsApp Image 2026-07-02 at 09.53.01 (1)

© Panorama.al

Te lidhura