Dhunimi i analistit Ilir Demalia, arrestohet njëri prej autorëve, në kërkim tjetri (EMRI)

Jul 2, 2026 | 10:16

Policia e Tiranës ka arrestuar një nga personat e dyshuar për dhunën ndaj analistit Ilir Demalia, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.

ilir demalia1

Gazetarja Xhensila Kodra raporton se në pranga ka rënë Roland Sula, i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj Demalisë.

Ngjarja ndodhi mesditën e së mërkurës, menjëherë pasi analisti doli nga banesa e tij. Në dëshminë e dhënë para policisë, Demalia ka deklaruar se sulmi nuk lidhet me motive politike, por me një konflikt për shkaqe banale.

Sipas tij, autori i dyshuar, banor i lagjes së tij, e akuzonte se kishte njoftuar policinë për vendosjen e gjobave ndaj automjeteve të parkuara në mënyrë të paligjshme në zonë.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes vijojnë, ndërsa policia është në kërkim të personit të dytë të dyshuar të përfshirë në sulm.

© Panorama.al

Te lidhura