Kuvendi në seancë, protestuesit ulen përpara godinës dhe iu bëjnë thirrje deputetëve: Dorëzoni mandatet!

Jul 2, 2026 | 10:32

Ndërsa në Kuvend ka nisur seanca plenare, protestuesit janë ulur përpara godinës, ku edhe është vendosur gardhi metalik.

Teksa qëndronin të ulur, ata iu bënin thirrje deputetëve që të dorëzojnë mandatet dhe t’u bashkohen atyre në revoltën kundër qeverisë.

“Dorëzoni mandatet. Dorëzoni mandatet. Bashkohuni me ne.”, theksonin ata, ndërsa përsërisnin edhe thirrjet për të arrestuar kryeministrin Edi Rama dhe liderin e opozitës, Sali Berisha.

protestuesit ulen WhatsApp Image 2026-07-02 at 10.30.25 WhatsApp Image 2026-07-02 at 10.30.25 (1) WhatsApp Image 2026-07-02 at 10.30.29

 

 

© Panorama.al

Te lidhura