Përshkallëzohet situata para Parlamentit, një person provokon me dy gishta, protestuesit përplasen me policinë

Jul 2, 2026 | 9:51


Situata para godinës së Parlamentit është përshkallëzuar gjatë protestës qytetare që po zhvillohet paralelisht me seancën plenare.

protesta para parlamentit

Tensionet janë rritur pasi një person është parë duke bërë një gjest provokues me dy gishta drejt protestuesve, çka ka shkaktuar reagime të menjëhershme dhe përplasje mes disa pjesëmarrësve në protestë dhe forcave të policisë që ndodheshin në terren.

Në këto momente ka ndërhyrë edhe policia, e cila ka penguar protestuesit, por keta te fundit kane hequr nje pjese te gardhit metalik.

© Panorama.al

Te lidhura