VIDEO/ Shqipëria e Maran nuk “ndez”, mundet në miqësore edhe nga Luksemburgu në Tiranë

Jun 6, 2026 | 22:05

Shqipëria e drejtuar nga Rolando Maran ka regjistruar humbjen e dytë radhazi në po aq ndeshje miqësore të luajtura gjatë këtyre ditëve të para të trajnerit italian në stol.shqiperi luksemburg

Pas humbjes 1-0 me Izraelin, ka ardhur edhe një tjetër ndaj Luksemburgut, që padyshim do të ndezë kambanat e alarmit meqë kjo ishte ndeshja e fundit përgatitore para atyre të Ligës së Kombeve në shtator.

Një gol i pësuar shpejt e pastaj disa përpjekje për të shënuar nuk rezultuan efikase, pasi ekipi i Maran shfaqi të njëjtin konfuzion në fazën sulmuese si pak ditë më parë dhe po të mos ishte për Sherrin, diferenca, mund të bëhej më e thellë.

LIVE SHQIPËRI-LUKSEMBURG 0-1

8′ Sinani

8’ Goditen kuqezinjtë! Dardari kalon me lehtësi Pllanën dhe më pas pason në qendër për Sinanin i cili tund rrjetën. (VIDEO)

34’-35’ Momente nervozizmi në zonë pas rrëzimit të Koraç pas një kontakti me Asllanin, në fund janë Laçi dhe vetë lojtari i Luksemburgut që ndëshkohen me të verdhë. (VIDEO) (VIDEO)

90’+6’ Mbyllet ndeshja me fitoren 1-0 të Luksemburgut.

 

© Panorama.al

Te lidhura