“Audi” dhe “Fiat-i” përplasen kokë më kokë në rrugën Fier-Levan, plagosen shoferi dhe 2 pasagjerët! Trafik i rënduar, ja si është gjendja e tyre

Jun 6, 2026 | 21:48

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme (6 qershor) në aksin rrugor Fier-Levan, në vendin e quajtur “Kthesa e Liqenit”.

aksidenti sot

Dy automjete tip “Fiat” dhe “Audi” janë përplasur kokë më kokë me njëra-tjetrën dhe si pasojë e goditjes së fortë kanë mbetur të lënduar tre persona, një prej drejtuesve dhe dy pasagjerë të cilët janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier, ku po marrin ndihmën mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti, ndërsa ka bllokuar trafikun për minuta të tëra në këtë aks me qarkullim të dendur automjetesh.

© Panorama.al

Te lidhura