“Berishoviçët dhe Ramoviçët na thanë iranianë e grekë”- Protestuesi kosovar: Kryeministri duhet të bashkëpunojë me Kurtin dhe jo me serbin!

Jun 6, 2026 | 21:30

Një protestues i ardhur nga Kosova i ishte bashkuar sot sheshit para Kryeministrisë ku ishin mbledhur mijëra qytetarë.

Ai tha se nuk mund të qëndronte indiferent dhe iu bashkua atdheut, teksa denoncoi kryeministrin Edi Rama se në vend të bashkëpunojë me homologun shqiptar Albin Kurti në Kosovë, bashkëpunon me serbët.

Ai e ironizoi edhe kryeministrin që i quajti iranianë dhe grekë protestuesit.

“Nuk më mbajti zemra me ndenj dhe deha me ju bashku për atdheun. Na thanë grek, na thanë iranian, këta janë ramaviçët e berishoviçët. Klasa e vjetër, politika e vjetër do mbarojë përgjithmonë, të largohen, njëherë e përgjithmonë, të vijnë të rinjtë. Forca Iliria. Këta e shitën të gjithë vendin, duke nisur nga jugu e deri në vendin tonë. Çamërinë të mos e përmendim, tradhtarët janë serbë, është pasuri e popullit shqiptar, ne e prishim e ne e ndërtojmë, frikë të mos ketë policia”, tha ai mes të tjerash.

kosovari

Ndërsa në fund dha edhe një mesazh të qartë ndaj kryeministrit.

“Ne jena autoktonë. Këna kryeministri edhe në Kosovë, nuk përkrah asnjë parti, ama ky kryeministër i shqiptarëve nuk bashkëpunon me Kurtin, duhet të bashkëpunojë me Kurtin dhe jo me serbin. Duke mos bashkëpunuar, nuk ka vazhdimësi ai shtet. Nuk ka rrezikshmëri këtu, këtu është shqiptaria”, përfundoi ai.

Kurse një tjetër protestues tha se tokat e Shqipërisë nuk shiten dhe se tradhtarët njihen se kush janë.

“Ku jeni o Shqipëri?! Ne jemi anembanë, në të gjithë botën dhe jo vetëm në atdheun tonë. Dua t’i them kryeministrit tonë se ne u rritëm, jemi këtu, kemi ardhur, u rritëm dhe ne do ta bëjmë Shqipërinë. U rritëm dhe u bëmë inteligjentë jo këtu, por jashtë, duke sfiduar jetën. kemi ardhur këtu për të zhvilluar vendin tonë me inteligjencën tonë, kjo Shqipëri i përket shqiptarëve dhe jo tradhtarëve. Një mesazh për të gjithë që duan të vjedhin tokat, ne e dimë se kush është ai kriminel që do t’i marrë tokat shqiptare por ne i japim një mesazh kjo është Shqipëri. Nesër më shumë, nesër më shumë. Ky është mesazhi ndaj të gjithëve”, u shpreh ai.

 

© Panorama.al

Te lidhura