Mijëra protestues u mblodhën sot në bulevardin para kryeministrisë kundër qeverisë dhe projektit të dyshuar të Zvërnecit.
Pasi u përmbyll në bulevard, protesta dhe marshimi qytetar paqësor vijoi drejt Sheshit Skënderbej.
Menjëherë pas fjalimeve të forta të mbajtura në podium, mijëra protestuesit kanë nisur marshimin nëpër rrugët kryesore të kryeqytetit.
Mesazhi i fundit ishte që të ngriheshin njerëzit nga kafja dhe që nesër të mblidheshin më shumë.
“Tani mesazhi “çohuni nga kafja”!. Nesër të mblidhemi më shumë. Marshim në bulevard, te sheshi takohemi dhe më pas shpërndahemi nëpër shtëpia. Mos u provokoni, mos bllokoni rrugët, shpërndahuni qetësisht dhe mblidhemi sërish te sheshi nesër”, ishte mesazhi i aktivistëve organizatorë.
Në ditët e kaluara të kësaj proteste, qytetarët kanë zgjedhur të vijojnë tubimin duke lëvizur në formë marshimi, duke paralizuar përkohësisht qarkullimin në disa prej akseve kyçe të Tiranës.
Me dritat e telefonave ende të ndezura dhe nën tingujt e këngës “Dua më shumë Shqipërinë”, turma po marshon në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
© Panorama.al











