Progni mesazh Ramës: Është çoroditur fare, tha se ishim vetëm 2 mijë veta, mos na provoko! Nesër më shumë

Jun 6, 2026 | 21:54

Aktivisti dhe eksperti i kibernetikës e teknologjisë, Gent Progni, i është përgjigjur një reagimi të kryeministrit Edi Rama, i cili tentoi të minimizonte pjesëmarrjen në tubim duke deklaruar se në shesh ishin mbledhur vetëm 2 mijë protestues.

Nga podiumi i vendosur përpara godinës së Kryeministrisë, Progni i dërgoi një paralajmërim të prerë kreut të qeverisë që të mos guxojë të provokojë revoltën popullore, duke njoftuar se dita e nesërme do të shënojë një prezencë edhe më masive të qytetarëve.

“Rama paska thënë jemi 2 mijë veta. Është çoroditur fare, tha se ishim vetëm 2 mijë veta. Nesër më shumë! Mos na provoko! Mos na provoko!”, deklaroi ai mes duartrokitjeve të turmës që kishte pushtuar bulevardin.

gent progni

Kjo përplasje për numrin e pjesëmarrësve vjen në një moment kulmi për protestën, ku atmosfera është elektrizuar nga dritat e telefonave që ndriçojnë errësirën dhe nga sllogani “Shqipëri e re”.

Në fund ai la edhe një mesazh për politikanët, teksa ftoi qytetarët:

“Nuk ju besojmë! Kam mesazh për të gjithë ju që keni bërë valixhen gati. Kurse qytetarëve u them hajdeni në Tiranë, hajdeni në Tiranë. Nesër më shumë”.

© Panorama.al

Te lidhura