VIDEO/ Roma kthehet në një ‘furrë’ 40 gradë Celcius, shënohen viktimat e para! Turistët rreshtohen jashtë ‘Koloseut’ dhe shuajnë vapën me ujë! Shikoni pamjet

Jul 1, 2026 | 15:46

Italia prej ditësh është përfshirë nga temperatura të larta dhe vapë të padurueshme, ndërsa një valë e të nxehtit përshkon Evropën.

rome

Pavarësisht temperaturave që i afrohen 40 gradëve Celsius, mijëra turistë vazhdojnë të vizitojnë Koloseun e Romës, duke sfiduar valën e fortë të të nxehtit që ka përfshirë Italinë.

Videoja nga vendi i ngjarjes tregon ekipet e Mbrojtjes Civile duke spërkatur me ujë vizitorët e mbledhur jashtë monumentit ikonik, ndërsa vullnetarë të tjerë shpërndajnë shishe me ujë të pijshëm për t’i ndihmuar ata të përballojnë vapën përvëluese.

Shumë turistë bëjnë një ndalesë të shkurtër për t’u freskuar përpara se të vazhdojnë turin e tyre në sitin arkeologjik.

Rreth Koloseut, masat e ftohjes ofrojnë një lehtësim të vogël, pasi turmat vazhdojnë të mbërrijnë gjatë gjithë ditës.

Ndërkohë, sipas të dhënave nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, pesë persona kanë vdekur në vend në 24 orët e fundit për shkak të valës së të nxehtit.

itali vapa

Të martën, 25 qytete të mëdha italiane ishin në “alarm të kuq”, në nivelin më të lartë të alarmit për shkak të nxehtësisë ekstreme. Megjithatë, nga kjo pasdite, sipas parashikimeve, reshje të dendura shiu do të ndodhin në shumë zona të Italisë veriore, shpesh të shoqëruara me breshër. Të enjten, priten reshje të dendura shiu edhe në Italinë qendrore.

Ndërkohë, shumë bashki në vend kanë vendosur të hapin muzetë e tyre falas deri në fund të kësaj vale të fortë të të nxehtit. Së bashku me palestrat bashkiake dhe qendrat kulturore, ato funksionojnë si “streha klimatike” për banorët dhe turistët.

Sipas shtypit, duhen marrë masa të menjëhershme në lidhje me kopshtet publike të vendit. Siç u zbulua, shumë prej tyre nuk kanë ajër të kondicionuar dhe temperatura brenda tyre i kaloi 36 gradë Celsius ditët e fundit.

© Panorama.al

Te lidhura