Trump: Bisedimet në Doha po shkojnë shumë mirë, Irani nuk mund të pajiset me armë bërthamore

Jul 1, 2026 | 15:33

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump foli pozitivisht për negociatat në vazhdim me Iranin, duke deklaruar se bisedimet po shkojnë shumë mirë.

trump

Duke folur me gazetarët në Bazën e Përbashkët Andreës, presidenti i SHBA-së pohoi se Teherani ka ndryshuar ndjeshëm qëndrimin e tij.

“Irani ka bërë shumë përparim” , tha ai, duke shtuar se “ne i goditëm shumë fort javën e kaluar”.

Trump përsëriti gjithashtu qëndrimin e vendosur të Uashingtonit mbi programin bërthamor të Teheranit, duke theksuar se “çështja është shumë e thjeshtë: Irani nuk mund të pajiset me armë bërthamore”.

© Panorama.al

Te lidhura