Denoncimi në SPAK nga protestuesit i librit “Albanian Files”, analisti: Rama ka shkruar akuzat ndaj vetes! Kryearkitekti dhe shefi i buxhetit të grupeve kriminale

Jul 1, 2026 | 15:33

Kryeministri Rama qëndron si kryearkitekt dhe shef i buxhetit të grupeve kriminale, duke pastruar paratë me projekte të ndërtuara në planë të paracaktuara shumë vite më parë.

edi rama albanian files

Kështu u shpreh në studion e News24 ditën e sotme, analisti Edvin Kulluri, duke komentuar aktualitetin e ditës për dorëzimin e librit “Albanian Files” në SPAK nga protestuesit.

Duke ironizuar kreun e qeverisë, ai nënvizoi se Rama është i vetmi kryeministër në botë, që i ka shkruar me dorën e tij akuzat në një libër.

“I vetmi kryeministër që ka shkruar akuzat ndaj vetes në një libër. Libri do shoqërohet edhe me kallëzim penal në Prokurori. Në libër thuhet se kryeministri paracakton arkitektët për investimet publike. Kjo është e ndaluar. Kjo po ndodh edhe në Zvërnec dhe kudo, kjo tregon se kryeministri është kryearkitekti që po regjistron paratë në beton, pallate, resorte, kulla. Vetëm në 6 vite kemi 1 mld euro të sekuestruara nga SPAK, kemi grupe kriminale që dalin pikërisht në projekte të rëndësishme. Dhe po ta shohësh këta njerëz me tetë klasë shkollë na dalin miq me arkitektë të njohur në Barcelonë e kudo në botë. Këto janë projekte të paracaktuara, plan i hartuara para shumë vitesh”, tha ai mes të tjerash.

kulluri

Ai e cilësoi kreun e ekzekutivit edhe si shef të buxhetit të parave të krimit, ndërsa vuri theksin tek rritja artificiale e çmimeve.

“Rama kryearkitekt dhe shef i buxhetit të grupeve kriminale. Kosto e ndërtimit është rritur në mënyrë katastrofike, nuk ka kuptim, ka rritje artificiale të ekonomisë dhe çmimeve, kjo do të thotë se po pastrohen paratë. E këto t’i sheshin për shkëlqim, por nuk kanë turp, Tirana është qyteti më i ndotur, masakër urbane. Nuk ka hapësira publike, mungojnë dhe shkollat në zona me 130 mijë banorë, si në Yzberisht”, vijoi analisti.

Kulluri shkoi edhe më tej për të përforcuar analizën e tij rreth çështjes së pastrimit të parave të krimit në fushën e ndërtimit.

“Janë 60 mijë apartamente që nuk paguajnë ujë e drita, ka dhjetëra pallate me drita fikur, pse? Sepse janë pastruar paratë”, tha ai.

© Panorama.al

Te lidhura