VIDEO- Rama publikon pamjet nga takimi në Londër, shtrëngim duarsh dhe bisedë me Mbretin Charles

Oct 22, 2025 | 13:53

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga pritja zyrtare e organizuar në Pallatin St. James, ku u prit nga Mbretit Charles III dhe Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, së bashku me liderë të tjerë të Ballkanit Perëndimor.

edi rama

“Në pritjen e Mbretit Charles III dhe Kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, për liderët e Ballkanit Perëndimor në Pallatin St. James”, shkruan Rama në “Facebook”.

Në pamjet e publikuara, shihet një moment i përzemërt mes Ramës dhe Mbretit Charles, me të cilin shkëmben disa fjalë gjatë takimit.

Pritja është mbajtur një ditë më parë dhe kishte në fokus marrëdhëniet mes Mbretërisë së Bashkuar dhe vendeve të rajonit.

© Panorama.al

Te lidhura