VIDEO/ “Rama në burg, Belinda në burg”- Protestuesit mesazh kryeministrit: Nuk dorëzohemi, jemi shumë afër fitores

Jun 12, 2026 | 20:27

Mijëra qytetarë kërkuan dorëheqjen e qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama në ditën e 13-të të protestës kombëtare.

Nuk munguan parullat, pankartat dhe thirrjet në kor edhe për drejtësi, deri në burgosjen e politikanëve.

“Rama në burg, Belinda në burg”, “Rama në burg, berisha në burg”, u shpreh një prej aktivisteve nga podiumi para Kryeministrisë.

“Revolucion, “revolucion”, “Shqipëri e Re”, “Edi Rama jep dorëheqjen”, janë thirrjet e protestuesve në tubimin në Tiranë.

belinda ne burg

Sheshi jehon nga thirrja “Rama jep dorëheqjen”.

“Na kanë vjedhur Atdheun, na kanë vjedhur kohën. Kemi ardhur këtu t’i marrim mbrapsht”, u shpreh një protestues.

Gjithashtu protestuesit kanë shprehur shqetësimet e tyre kundër keqqeverisjes.

“Poshtë patronazhistët, Edhe një thirrje për SPAK. Tokat tona janë tonat dhe nuk i përkasin asnjë horri… Kjo Shqipëri e Re është pa Ramën dhe pa Berishën”, është shprehur një tjetër protestuese.

sheshi protestes kryeministria

Fjalën e ka marrë një avokat i cili ka mbështetur protestuesit, ndërsa ka bërë thirrje që të mos dorëzohen dhe të mos bien pre e shantazheve.

“Jam në Kuvendin më të çiltër dhe më pozitiv. Ju keni fituar shumë, por mos u dorëzoni sepse fitoren përfundimtare e keni afër. Rama është problemi i zgjidhjes, ai edhe establishmetit që kanë marrë peng këtë vend. Do ndalim vrullin e parë kur të kemi një shtet të së drejtës dhe fati i njeriut të varet nga meritokracia e tij. Ju lutem qëndroni bashkë…Të gjithë për një dhe një për të gjithë”, tha ai.

kryeministria sheshi protesta

© Panorama.al

Te lidhura