“Rama ka shkarravitur fatet tona për 13 vite” – Binaj: Ne protestojmë edhe për punonjësit e administratës dhe fëmijët e tyre! Ka një arsye të thjeshtë pse s’do e mundin dot këtë protestë

Jun 12, 2026 | 20:07

Aktori Florjan Binaj tha para mijëra qytetarëve që janë mbledhur për të 13-ën ditë kundër qeverisë së Edi Ramës se nuk do të mund ta dëmtojnë dot protestën e tyre.

Ai tha se kryeministri ka shkarravitur për 13 vite fatet e shqiptarëve, ndërsa shtoi se ata po protestojnë edhe për punonjësit e administratës që nuk mund të dalin dot e t’u bashkohen atyre për shkak se kanë frikë për vendin e punës.

“Sheshi plot, zemra plot. Sot ai që po 13 vitesh shkarravit fatet tona u përpoq të na përçante me një miting tjetër. Ne dalim këto edhe për patronazhistët, për punëtorët e administratës, edhe për fëmijët e tyre. Kushdo që nga ‘90 që ka shkelur ligjin duhet të shkojë në burg.

Arsyeja pse ata nuk do ta mundin dot këtë protestë është e thjeshtë, ju jeni të gjithë të bukur. Ai e urren të bukurën. Ata që iu ke bërë shqiptarëve ta bëftë karma 10 fish. Rama në burg, Berisha në burg.”, tha ai.

© Panorama.al

Te lidhura