VIDEO/ Mbi 4 orë protestë, mijëra qytetarë vijojnë marshimin në rrugët e kryeqytetit, thirrin njëzëri: Rama jep dorëheqjen, Shqipëri e re!

Jun 12, 2026 | 22:10

Mijëra qytetarë shqiptarë u mblodhën sot në bulevard në ditën e 13-të të protestës antiqeveritare dhe antisistem.

Pas dhjetëra fjalimeve të zjarrta të qytetarëve nga shtresa dhe katëgori të ndryshme moshash e profesionesh, rreth orës 20:30 i erdhi radha marshimit tradicional në bulevard.

Ata kaluan nga bulevardi në rrugët e kryeqytetit, duke kaluar nga ministritë, rruga “Myslym Shyri”, drejtoria e Policisë, sheshi “Willson” dhe duke dalë drejt bulevardit e qendrës sërish.

marshimi policia

marshimi ne shesh

“Deti” i protestuesve u derdh rrugëve të Tiranës me parulla, thirrje, pankarta dhe këngë patriotike, të prirë nga flamuj kombëtarë.

marshimi sot shesh

Më parë, mijëra qytetarë marshuan nga sheshi “Skënderbej” drejt bulevardit para Kryeministrisë në orën 18:35, ku kërkohej largimi i qeverisë dhe politikës së vjetër.

marshimi masiv sot

marshimi sheshi plot

Revolta qytetare kundër qeverisë kërkoi largimin e kryeministrit Edi Rama.marshim7

kryeministria shesh bulevard proteste

Protestuesit po tregojnë vendosmëri duke vijuar mobilizimin e tyre dhe duke deklaruar se nuk do të tërhiqen deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

marshimi shesh sot

marshim6

Njëzëri ata kërkuan largimin e klasës së vjetër politike, dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë.marshimi2Me thirrjet “Rama në burg, Berisha në burg”, “Revolucion”, “Ju erdhi fundi”, “Shqipëri e re”, ata u mblodhën fillimisht në qendër të kryeqytetit.

marshim5

marshimi5

Nuk munguan edhe thirrjet:

“Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel” apo “Edi Rama o tradhtar, jep dorëheqjen sa më parë”.

marshimi4

Me pankarta në duar dhe duke brohoritur thirrjet kundër klasës politike, qytetarët kanë qëndruar për orë të tëra në shesh.

Thirrjet e tyre të vazhdueshme janë “Rama jep dorëheqjen”, “Rama në burg, Berisha në burg”, “Arrestoni Belindën” etj ndërsa në protestë kanë marrë pjesë të rinj, familjarë me fëmijë dhe të tjerë të grupmoshave të ndryshme.

marshimi

Protesta nisi fillimisht si një reagim kundër projektit turistik në Zvërnec, por ajo është shndërruar në një lëvizje më të gjerë qytetare ndaj keqqeverisjes.

marshimi6

Protestuesit kanë artikuluar një sërë shqetësimesh që lidhen me qeverisjen, problemet në sistemin shëndetësor, korrupsionin, koston e jetesës dhe çështje të tjera sociale e ekonomike. Kërkesa e tyre kryesore është dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.

marshimi4

protesta3

© Panorama.al

Te lidhura