VIDEO/ Mijëra shqiptarë mbushin bulevardin në ditën e 13-të, në shesh edhe flamujt e SHBA-ve dhe Gjermanisë!

Jun 12, 2026 | 20:15

Mijëra qytetarëve shqiptarë ne sheshin e protestës në ditën e 13-të nuk i munguan jo vetëm parullat, pankartat, thirrjet dhe këngët patriotike, por edhe flamujt e vendeve partnere.

Qytetarët e shumtë që po protestojnë përpara selisë së ekzekutivit e kanë valëvitur flamurin e SHBA-së krah atij kombëtar, si një simbol të mbështetjes dhe aspiratave të tyre demokratike.

Kjo pamje dëshmon qartë thirrjen e protestuesve drejt aleatëve ndërkombëtarë për të kthyer sytë nga kriza që ka përfshirë vendin.

flamujt

Në mesin e lumit të njerëzve që kanë mbushur bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përpara godinës së Kryeministrisë është fotografuar duke u valëvitur edhe flamuri gjerman.

Ky simbol, i ngritur lart nga protestuesit krahas flamurit kuqezi, por edhe atij amerikan, vjen si një mesazh i qartë i qytetarëve dhe i diasporës së rikthyer për të kërkuar standarde europiane dhe mbështetje nga partnerët ndërkombëtarë.

flamur amerikan

Pamja po bën xhiron e rrjetit, duke dëshmuar frymën dhe aspiratat e kësaj proteste masive në kryeqytet.

protesta marshim shesh

sheshi protestes kryeministria

© Panorama.al

Te lidhura