VIDEO/ “O Avokati i Popullit, ku je…?!”- Emigranti nga Londra thirrje Shabanit: Ka ardhur fundi, Rama e Berisha t’i bashkohen Metës dhe Veliajt!

Jun 12, 2026 | 19:51

Në Tiranë mbahet protesta kundër kryeministrit Edi Rama. Një pjesëmarrje e lartë është edhe nga Diaspora që i është bashkuar revoltës në Tiranë.

Një protestues i cili prej 8 vitesh ka jetuar në Londër, i është bashkuar kësaj proteste, duke kërkuar që edhe shqiptarë të tjerë kudo që ndodhen t’i bashkohen revoltës.

“Për fatin tonë të keq, pas 35 vitesh i kanë sjellë vendit tonë vetëm disfata të mëdha. Rininë shqiptare e larguan. Një prej tyre jam edhe unë. U largova nga Shqipëria, sepse kjo klasë politike, po sigurohej që të më vriste edhe të ardhmen, 1 mln shqiptarë të larguar. Sot jemi në protestën e 13 dhe shqiptarët e vërtetë janë akoma. I bëj thirrje Diasporës dhe të rrëzojmë këtë sistem”, tha ai mes të tjerash”, u shpreh ai.

shqiptari nga londra

Më tej i riu i bëri thirrje edhe Avokatit të Popullit që të reagojë e të bashkohet me shqiptarët, duke i kujtuar se e nisi tradhtinë nga Londra.

“Avokati i Popullit ku je? E nisë tradhtinë nga Londra. Rama tradhtar kombi, Sali Berisha statusit e non gratës ta jep Amerika dhe ta heq Edi Rama. U ka ardhur fundi, t’i bashkoheni Metës e Veliajt. Hidheni poshtë këtë sistem”, u shpreh ai”, tha ai.

sheshi proteste

protesta kryeministria

© Panorama.al

Te lidhura