VIDEO/ “Mbështesim operacionet e SPAK”- Mijëra në shesh, ambientalistja: Së shpejti Prokuroria do dërgojë kërkesë të dytë në parlament për arrestimin e Ballukut

Jun 12, 2026 | 19:24

Mijëra qytetarë shqiptarë janë grumbulluar sot në bulevardin para kryeministrisë në ditën e 13-të të protestës kombëtare kundër politikës së vjetër, qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

Ishte një nga aktivistet ambientaliste e cila nga podiumi deklaroi se shqiptarët përshëndesin nga sheshi dhe mbështesin aksionet e SPAK të zhvilluara së fundmi në kuadër të hetimeve për Zvërnecin dhe zaptimit të tokave.

Ajo kujtoi hetimin dhe bllokimin e punimeve në bregdet për investimin, llogaritë bankare dhe aksioni i sotëm ndaj organizatës kriminale që pastronte paratë e drogës me pronat në Zvërnec.

“Që nga nisja e protestës SPAK ka ndërmarrë dy aksione: Nisjen e hetimeve dhe sot goditjen e grupit narkondërtimor. Kemi dy modele ata që duana autokracinë dhe ne që duam shtetin e së drejtës. Kjo është përplasje forcash, kush është më i fortë, do ta fitojë këtë betejë. Kemi nevojë për vullnetin politik të sheshit por edhe për drejtësinë. Inkurajojmë SPAK-un të shkojë deri në majën e piramidës”, tha ajo mes të tjerash.

ambientalistja

Më tej ajo dha edhe lajmin se së shpejti SPAK do bëjë kërkesën e dytë për arrestimin e ish-zv/kryeministres Belinda Balluku në Parlament.

“Mbështesim operacionet dhe hetimet e SPAK. SPAK do të ndërmarrë një aksion këto ditë, përflitet se do të dërgohet për herë të dytë kërkesa për arrestimin e Ballukut në Kuvend. Herën e parë nuk ishim në shesh, por tani jemi këtu dhe në momentin që do të dorëzohet kërkesa do të rrethojmë parlamentin. Kjo është një betejë decizive, duhet të fitojmë ne”, tha ambientalistja.

sheshi proteste

© Panorama.al

Te lidhura