VIDEO/ Ironia therëse në protestën masive në Tiranë, Ramën dhe Berishën i ‘veshin’ me uniforma qelie: Burgu për burrat është!

Jun 12, 2026 | 19:13

Ndërsa mijëra shqiptarë protestonin mbrëmjen e sotme në ditën e 13-të të revoltës kundër politikës së vjetër, qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, nuk munguan edhe parullat e pankartat e goditura, deri në ironi therëse.

Me një pjesëmarrje, masive, protestuesit, nisën protestën nga Sheshi Skënderbej dhe marshuan te Kryeministria.

Nuk kanë munguar edhe pankartat në këtë protestë, si “Edi Rama jep dorëheqjen”, “Burgu për burrat është”, “Shqipëri e Re”…

burgu berisha rama

Protestuesit sjellin “Berishën e Ramën me uniformë burgu”, duke ironizuar: “Burgu për burrat është”.

Mes thirrjeve të tjera ishin ato për revolucion, dorëheqje, drejtësi, dhe “Shqipëri të re” ose “Shqiperia nuk shitet”.

parulla proteste

© Panorama.al

Te lidhura