VIDEO/ “Kryehajduti u përpoq të na shantazhojë”- Mijëra në shesh, aktivisti mesazh nga podiumi i protestës: E vetmja gjë që mendon ai është karrigia, turp! Do të na përçajë, nuk dorëzohemi

Jun 12, 2026 | 19:04

Mijëra qytetarë shqiptarë marshuan edhe sot në ditën e 13-të në protestën kombëtare kundër kastës së vjetër politike, qeverisë së korruptuar dhe kryeministrit Edi Rama, të cilit i kërkuan dorëheqjen pak metra larg nga sheshi ku ai mbante takimin për 35-vjetorin e PS-së dhe po fliste.

Një prej aktivistëve që hapi këtë protestë masive tha se kreu i qeverisë ishte përpjekur t’i përçante dhe shantazhonte qytetarët, por pa sukses.

“Kryeministri është përpjekur të na përçajë dhe shantazhojë me antimitingun e tij. Por mos u provokoni. Ta thërrasim kryehajdutin se e kemi afër, kryehajduti u përpoq të na shantazhojë”, tha ai mes të tjerash.

aktivisti podium

Dhe duke apeluar e lëshuar një mesazh që u prit me ovacione nga qytetarët, përfundoi duke deklaruar se nuk do përç5aheshin e dorëzoheshin deri në fund.

“Ai e vetmja gjë që mendon janë karriget. Turp. Në të gjithë historinë tonë janë përpjekur të na përçajnë, në të krishterë e myslimanë, në demokratë e socialist, por ne jemi këtu sot të bashkuar”, përfundoi aktivisti.

marshim sot proteste

marshim proteste

proteste marshim

marshimi4

marshimi7

© Panorama.al

Te lidhura