VIDEO/ “Rama e përdor Berishën si levë”- Mijëra qytetarë në shesh, aktivisti: Mos bini pre e provokimeve, po marrim kërcënime! Opozitë e shitur, Rama dorëhiqu

Jun 12, 2026 | 18:35

Mijëra qytetarë janë grumbulluar edhe sot në ditën e 13-të të protestës nga Sheshi Skënderbej në Tiranë deri në bulevardin para kryeministrisë.

Njëzëri ata kërkuan largimin e klasës së vjetër politike, dorëheqjen e kryeministrit Edi rama dhe qeverisë.

Me thirrjet “Rama në burg, Berisha në burg”, “Revolucion”, “Ju erdhi fundi”, “Shqipëri e re”, ata u mblodhën fillimisht në qendër të kryeqytetit.

aktivisti protesta

Një nga aktivistët që është edhe drejtuesi i protestuesve çdo natë, mbajti me megafon fjalimin hapës, duke denoncuar edhe kërcënimet.

“Ne nuk na intereson non grata, Rama dhe Berisha janë non grata për popullin. Ata janë të shitur. Rama përdor Berishën si levë, po ne nuk dorëzohemi. Mos u provokoni, mos bini pre e provokimeve. Kemi pasur kërcënime, më shumë na vijnë nga opozita e shitur. Rama dorëhiqu, Berisha dhe Rama në burg”, u shpreh ai mes të tjerash.

protesta sot

Ndërsa kërkoi qetësi dhe qytetari, ai shtoi se nuk do dorëzoheshin, madje nënvizoi se nuk ka as kampionat Botëror për shqiptarët, por vetëm protestë.

protesta sot1

Një tjetër aktivist paralajmëroi protestuesit që të mos binin pre e provokimeve të antimitingut të thirrur nga Edi Rama në 35-vjetorin e PS-së.

“Mos u afroni andej, mos u provokoni. Ai qëllimisht e ka thirrur antimitingun por tregoni kujdes”, tha ai mes të tjerash.

protesta3

Nuk munguan edhe thirrjet:

“Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel” apo “Edi rama o tradhtar, jep dorëheqjen sa më parë”.

© Panorama.al

Te lidhura