Mijëra qytetarë shqiptarë janë mbledhur edhe sot në ditën e 13-të të protestës në Tiranë kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, teksa kërkojnë edhe largimin e klasës së vjetër politike.
Një prej qytetarëve, emigrant në Greqi, ironizoi kryeministrin Rama për deklaratën se “agjentët” po bëjnë luftën hibride për Zvërnecin, duke thënë se kishte ardhur si agjent grek.
“Unë jam një nga agjentët që kam ardhur këtu. Kemi vuajtur, më rrënqethet lëkura kur i rrëfej, me ato radhët në Kakavijë. Por i them që jep dorëheqjen sa më parë, sepse edhe Gjykata e ul dënimin kur pranon fajin”, tha qytetari.
Sipas emigrantit, kryeministri po hiqet si i çmendur që të mos dënohet dhe që të shpëtojë.
“Mos të na bëj të çmendurin për krimet që ka bërë. Ai po bën të çmendurin me kartele që të mos dënohet, por këto populli nuk i ha. Ëndrra jonë është Shqipëria e viteve 1990”, tha ai.
© Panorama.al















