Mijëra qytetarë kërkojnë largimin e tij, Rama nga antimitingu në 35 vjetorin e PS: Bashkësi protestuesish që doli vrullshëm mbi sipërfaqen e kanaleve të internetit

Jun 12, 2026 | 18:32

Ndërsa mijëra qytetarë janë ngritur në protestë kundër tij, kryeministri Edi Rama në aktivitetin për 35-vjetorin e PS-së iu referua atyre si një “masë njerësizh” që kanë dalë vrullshëm mbi sipërfaqen e kanaleve të internetit.

edi rama

Rama pretendoi se qytetarët që u ngritën në protestë kundër projektit të Zvërnecit janë ndikuar nga përmbajtje të sajuara në rrjete sociale.

Sipas tij, investimi po paraqitet si kërcënim për mjedisin, ndërsa në realitet bëhet fjalë për një projekt madhor ekonomik.

Ai tha se nëse do të ishte një person që do të lexonte vetëm rrjetet sociale, do të ishte në mesin e atyre që janë në bulevard.

“Një masë e madhe njerëzish të dilte vrullshëm mbi sipërfaqen e kanaleve të internetit dhe një bashkësi përfaqësuese e saj të merrte në zotërim çdo mbrëmje bulevardin e Tiranës. Protesta nisi me zemërimin e drejtë për një akt dhune dhe me kërkesën e padrejtë për anulimin e një investimi madhor që do të ndikojë ndjeshëm parametrat ekonomikë dhe socialë të Shqipërisë, duke futur të paktën 4 mld euro në një ekonomi në një volum të përgjithshëm prej 27 miliardë eurosh.

Vetëm ky investim është më shumë se 1 e 7 e prodhimit të përgjithshëm të vendit tonë dhe dy herë e gjysmë më shumë se sa i gjithë stok i investimeve të huaja në Shqipëri në vitin e shkuar. E vërteta është se edhe unë personalisht po të isha një qytetar që informohet nga rrjetet sociale duke dëgjuar dhe parë turllillojet e gjysmë të vërtetave të fryra çdo minutë në vorbullat e kanaleve të dala me shërbim nga shtrati si dhe lloj lloj videosh dhe fotosh të sajuara për të ushqyer zemërimin.

Pelikanë të ngordhur, flamingo në arrati, rruspa rrafshuese të natyrës, gradaçela mbi lagunë dhe Sazan, tabelë kufiri e Izraelit do të kisha dalë në bulevard i llahtarisur nga apokalipsi dixhital. Do të më dukej edhe mua që e keqja e gatuar pas shpinës së popullit ishte aq e tmerrshme sa befas krejt bota u zgjua si nga një ankth dhe u bashkua kanal më kanal, ekran më ekran dhe kontinent për të shpëtuar atdheun tim të vogël nga një investim shkatëruesh për jetën e gjelvër, dhe varrosës për të ardhmen e Shqipërisë.

Anulimi i një projekti kriminal që u trumbetua me nota ulëritëse, si falje e një toke publike në një zonë të mbrojtur do të më dukej më e pakta gjë që duhej të ndodhte. Këto burimet e energjisë ambientaliste bashkuar me ndjesinë e hidhur të dhunimit nga arroganca e atyre që një pushtet sado të vogël e ushtrojnë duke shpërfillur hallet dhe interesat e njerëzve janë më shumë se të mjaftueshme për të dalë në rrugë por e vërteta se dallimi mes meje dhe kujtdo në atë bashkësi protestuesish që i përket kësaj kategorie nuk është si duket nga bulevardi. ”, tha Rama.

© Panorama.al

Te lidhura