VIDEO/ Plas grushti në miqësoren e Portugalisë, Rafael Leao del me karton të kuq që në pjesën e parë

Jun 6, 2026 | 22:34

Ndeshja e sotme miqësore mes Portugalisë dhe Kilit, si përgatitje për Botërorin 2026, ka parë momente të pazakonta tensioni për një sfidë të tillë.

sherri portugalia

Në fundin e pjesës së parë, pas një aksion pranë këndores, mes lojtarëve shpërtheu një zënkë e mirëfilltë ku Rafael Leao goditi një prej futbollistëve kundërshtarë.

Kësisoj, gjyqtari nuk hezitoi t’i tregonte si Leaos, ashtu edhe Roman të Kilit, kartonin e kuq, duke lënë të dy skuadrat me 10 lojtarë që para pushimit të ndeshjes. /Panorama Sport/

© Panorama.al

Te lidhura